Tenxhere Inox 20cm me Kapak Qelqi (Induksion)
Tenxhere me diametër 20cm, e ndërtuar nga çelik inox (stainless steel) me cilësi të lartë, rezistent ndaj korrozionit dhe temperaturave të larta. Ofron jetëgjatësi maksimale, higjienë dhe gatim të sigurt.
E pajisur me kapak qelqi termorezistent me valvul avulli, që lejon kontroll vizual gjatë gatimit, si dhe doreza inox ergonomike, të forta dhe rezistente ndaj nxehtësisë.
Ka bazë speciale për induksion, e cila siguron shpërndarje uniforme të nxehtësisë dhe kursim energjie.
E përshtatshme për induksion, gaz, elektrike, qeramike dhe halogjen. Ideale për supa, zierje, perime, makarona dhe gatime familjare.