3 tendenca për mobilimin e dhomës së ndenjes!
1.Ngjyra kafe po fiton popullaritet si një nuancë neutrale.
Gri-ja nuk është e vetmja ngjyrë neutrale që mund të përdoret për të mobiluar sallonet tuaja.
Ngjyra kafe gjithashtu është një ngjyrë neutrale që mund të përdoret për të mobiluar një hapësirë. Është një nuancë që siguron rehati dhe e ngroh dhomën pa kërkuar vëmendje.
Arkitektët sygjerojnë përfshirjen e kësaj ngjyre përmes mobiljeve të dhomës së ndenjes.
Tonaliteti i kafes cokollatë mund të përdoret në mobiljet e dhomes së ndenjes ndërsa tonaliteti në karamel në pelhurat.
2. Kombinimi i drurit me të zezën dhe metalin.
Kombinimi i mobiljeve prej druri dhe metali është një mënyrë e shkëlqyer për ta cuar në një nivel tjetër dekorimin e shtëpisë tuaj!
Shtëpia juaj do të përfshije më shumë natyrë duke futur materialin e drurit ,por gjithashtu do ketë dhe një pamje më moderne nëpermjet ngjyrës së zezë.
Ky trend ka qënë prezent gjate gjithë vitit 2022 dhe do të qëndroj për një kohë të gjatë.
3. Tapetët do të jenë sërish prezent në dhomën e ndenjes.
Tapetët e plotësojnë sallonin si një aksesor dukë e bërë ambientin tonë të duket më i ngrohtë dhe më familjar.
Dyshemeja prej druri vazhdon të jetë gjithmonë prezente,tapeti po kthehet në një mënyrë më elegante. Duke parë tendencat e tapeteve 2022, kemi prezentë një stil më të guximshëm dhe inovativ.
Përgjatë këtij viti do të kemi tendencën e tapeteve me motive dhe kryesisht me ngjyrat e tokës.